‘Inhalimi i avullit, më i mirë sesa vaksinat’/ Presidenti i Tanzanisë: Zoti do ta mbrojë vendin nga Covid

‘Inhalimi i avullit, më i mirë sesa vaksinat’/ Presidenti i Tanzanisë: Zoti do ta mbrojë vendin nga Covid

18:24, 27/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, ka thënë se vendi i tij nuk ka nevojë për mbyllje nga koronavirusi, pasi thotë se Zoti do t’i mbrojë njerëzit e tij.

Ai thotë se masat e mëhershme si inhalimi i avullit është më i mirë sesa vaksinat e rrezikshme të huaja, raporton agjencia Reuters.

Duke kundërshtuar këshillat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), qeveria e Magufulit ka shmanguar kryesisht mbajtjen e maskave dhe distancës sociale në Tanzani.

Gjithashtu Tanzania ka ndaluar së raportuari për koronavirusin në mesin e vitit të kaluar.

“Vaksinat nuk janë të mira. Nëse do të ishin, atëherë njeriu i bardhë do të kishte sjellë vaksina për HIV/AIDS”, ka deklaruar Magufuli, gjatë hapjes së një ferme të re në perëndim të vendit.

“Ne në Tanzani nuk e kemi mbyllur veten dhe nuk presim të mbyllemi. Unë nuk pres të kumtojë ndonjë vendim për mbyllje, sepse Zoti ynë jeton dhe ai do të mbrojë qytetarët e Tanzanisë”.

Tanzania nuk ka publikuar shifra nacionale në lidhje me koronavirusin që nga 8 maji. Deri në atë moment ka raportuar 509 raste me koronavirus dhe 21 të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco