Infektohet me koronavirusi njeriu më i pasur në Amerikën Latine

Infektohet me koronavirusi njeriu më i pasur në Amerikën Latine

09:12, 26/01/2021
A+ Aa A-

Ka rezultuar pozitiv me COVID-19 njeriu më i pasur i Amerikës Latine.

Miliarderi meksikan, Carlos Slim, është duke përjetuar simptoma të lehta të sëmundjes, e deri më tani terapia po shkon mjaft mirë.

Kjo është konfirmuar nga djali i tij, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Është duke u përmirësuar shumë shpejt dhe deri më tani ka shfaqur simptoma tepër të lehta”, shkroi i biri i miliarderit, Carlos Slim Domit.

Manjati dhe familja e tij, të cilët kontrollojnë ofruesin më të madh të telekomunikacionit në Meksikë America Movil, kanë një vlerë rreth 52 miliardë dollarë (38 miliardë paund), sipas listës së revistës Forbes në vitin 2020.

Lajmi vjen një ditë pasi edhe presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, rezultoi pozitiv me virusin.Gjithashtu vlen të përmendet se Meksika është një nga vendet më të goditura në botë nga virusi famëkeq, ku deri më tani regjistron më shumë se 1.7 milionë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 150,000 vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco