Mjekët dhe infermierët në Itali marrin kripë në vend të vaksinës anti-covid

Mjekët dhe infermierët në Itali marrin kripë në vend të vaksinës anti-covid

11:53, 22/01/2021
A+ Aa A-

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë gabimisht ujë fiziologjik (serum) në vend të vaksinës së Pfizer's Covid. 

Ngjarja ka ndodhur në spitalin Rovereto, Itali.

 Siç raportohet nga L'Adige , megjithatë, nuk dihet se cilët nga mjekët dhe infermierët kanë marrë vaksinën anti-covid dhe kush ujin fiziologjik.

 Për këtë, do të duhet t'i nënshtrohen një testi serologjik.

Sidoqoftë, kompania shëndetësore u detyrua të kujtojë të gjithë të vaksinuarit në ditën specifike në të cilën ndodhi, të cilat janë qindra, për t'iu nënshtruar serologjisë.

 Nëpërmjet testit, në fakt, është e mundur të verifikohet me siguri se kush ka marrë dozën e vaksinës dhe kush ujin fiziologjik. 

Gazetat lokale u përpoqën pa sukses të kontaktojnë kompaninë shëndetësore për më shumë informacion. 

Sipas Il Dolomiti , gabimi ndodhi më 15 janar,  por mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco