Njihuni me nënën e emirit të Katarit, e cila ka shtatë doktoratura

Njihuni me nënën e emirit të Katarit, e cila ka shtatë doktoratura

08:21, 21/01/2021
A+ Aa A-

Sheikha Moza bint Nasser, nëna e Emirit të Katarit, është dalluar gjithmonë për stilin, bukurinë dhe arsimimin e saj.

Ajo është një nga tre gratë e Babit të Emirit të Katarit dhe ka gjithmonë vëmendjen e mediave botërore.

Ajo ka pesë djem dhe dy vajza, dhe u martua me Emirin në moshën 18 vjeç, në 1977.

Sheikha Moza bëri për vete publikun botëror me stilin e saj të veçantë, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë duke mbajtur fjalime në institucionet kryesore politike dhe shoqërore.

Thuhet se ajo është dashuria më e madhe e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, edhe pse ky i fundit ka dhe gra të tjera.

Deri më tani, Moza ka shtatë doktoratura dhe është një nga zonjat e pakta në vendin mysliman, që kujdeset për pamjen dhe veshjen e saj.

Disa nga veshjet e saj kushtojnë 30,000 dollarë, madje edhe deri në 100,000 dollarë, raportojnë mediet e huaja.

Por ky luks i çmendur nuk përbën problem as për të e as për banorët e Katarit, që cilësohet një nga vendet më të pasura në botë dhe ku luksi është kthyer në diçka normale dekadat e fundit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco