FOTOREPORTAZH/ Betimi 11 minuta më herët i Joe Biden si president

FOTOREPORTAZH/ Betimi 11 minuta më herët i Joe Biden si president

19:55, 20/01/2021
A+ Aa A-

Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i SHBA në një nga ceremonitë më të pazakonta në historinë e këtij shteti.

Biden mbajti një fjalim prej 22 minutash, duke bërë thirrje për unitet.

Ai u zotua se do të jetë president i të gjithë amerikanëve. “I gjithë shpirti im është këtu. Do bëj gjithçka në shërbimin tuaj”, tha Biden.

Biden u betua 11 minuta më herët nga sa ishte parashikuar. Në fjalim ai nuk e përmendi Trump me emër, por foli për trazirat e 6 janarit, duke theksuar se triumfoi demokracia.

Biden pranoi se vendi është i ndarë, duke folur për një luftë jocivile, duke u angazhuar se do të qeverisë për të gjithë.

Ai u betua me dorën mbi Biblën e familjes, e cila mbahej nga e shoqja Jill. 78-vjeçari Joe Biden u bë kështu presidenti më i vjetër në historinë e SHBA.

Në ceremoni ishin të pranishëm disa ish-presidentë si Bill Clinton, Barack Obama dhe George Bush. Këngëtaret Jennifer Lopez dhe Lady Gaga performuan përpara betimit.

Në mbrëmje do mbahet një ceremoni tjetër, nën drejtimin e Tom Hanks, Eva Longoria dhe Kerry Washington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco