Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Inaugurimi i Biden/ ‘Njeriu i bombave’ në liri, FBI në alarm

Inaugurimi i Biden/ ‘Njeriu i bombave’ në liri, FBI në alarm

18:54, 19/01/2021
A+ Aa A-

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u larguan nga detyra, pasi do ishin të pranishëm në inaugurimin e Joe Biden nesër në Uashington.

Vendimi erdhi pasi ata kishin lidhje me grupe të ekstremit të djathtë.

Më herët ishte paralajmëruar se persona të infiltruar mund të rrezikojnë sigurinë e ceremonisë së inaugurimit.

Por sipas FBI, prioriteti numër 1 për sigurinë në këto orë mbetet gjetja e atij që njihet si ‘prodhuesi i bombave-tub’.

Agjencia ka paralajmëruar se personi që prodhon bombat artizanale dhe që i la ato pranë Kapitolit më 6 janar, nuk është identifikuar akoma dhe është shqetësimi kryesor në prag të inaugurimit të Joe Biden.

Kështu raporton Fox News, që thekson se FBI druhet se personi është aktiv dhe mund të tentojë të bëjë më shumë pajisje shpërthyese.

Ditën e sulmit në Kapitol, forcat e policisë gjetën dy bomba vetëm dy blloqe më larg. Policia po heton për këto bomba, kurse FBI ka publikuar fotot e personit që i ka prodhuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco