Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ja cilët ishin disa nga arritjet dhe dështimet kryesore të Donald Trump

Ja cilët ishin disa nga arritjet dhe dështimet kryesore të Donald Trump

09:26, 16/01/2021
A+ Aa A-

Përgatiti: Sokol Neçaj

Presidenti Donald Trump eshtë ndër presidentët më të kontravers në historinë e SHBA. Ai është një nder vetëm tre presidentët e votuar për tu shkarkuar nga Dhoma e Perfaqesueseve.

Trump është presidenti i 11-të në detyrë që nuk arriti të rizgjidhet në mandatin e dytë. Ai humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden në votime që ai pa fakte i quan të manipuluara. Kjo qasje e çoi në sjellje të panjohura më parë dhe ai pasi nuk ishte ne gjendje te provonte asgjë në systemin e gjykatave, u akuzua se nxiti mbështetësit e tij të ndalonin fizikisht certifimin formal të votimeve të elektorëve nga gjitha shtetet e Amerikës. Në dy shekujt e fundit nuk kishte ndodhur sulm ndaj Kapitolit! Dhoma e Përfaqësuesve e akuzoi për frymëzim dhe nxitje të kryengritjes dhe për këtë u votua të hiqej nga detyra, vetem 7 ditë para perfundimit të mandatit, duke e bërë presidentin e parë në historinë e Amerikës që votohet dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesëve për tu hequr nga detyra e lartë.

Sigurisht nuk ka nje konsensus mbi arritjet dhe dështimet më të mëdha të Trump si president, por sipas eksperteve, perkraheseve, kritikueseve dhe opinionit publik ne Amerike dhe ne bote, arritjet dhe dështimet kryesore të tij mund të ishin:

Arritje:

Riorganizimi i gjyqësorit federal

Trump ka emruar, me mandat të përjetshëm, tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe 220 gjyqtare të gjykatave federale. Amy Coney Barrett ishte antarja e tretë e Gjykatës së Lartë që Trump e emeroi me 26 Tetor, një javë para Ditës së Zgjedhjeve. Të nominuarit e Trump përbëjne afërsisht 25% të të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të qarkut amerikan. Ai ka emëruar 53 gjykatës në 13 gjykata qarku. Ish-Presidenti Barack Obama emëroi 55 gjykatës qarku në dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë. Duke qënë se gjykatat kane fjalën e fundit në politikën e SHBA, nepermjet vendosjes se precedentëve që mund të riformatojnë vendin për të ardhmen.

Reforma tatimore

Gjatë mandatit të tij, republikanet miratuan ndryshimet në kodin e taksave. Ky ishte rregullimi më i madh në tridhjet vjet i kodit tatimor të vendit. Taksa e korporatave nga 35% u ul në 21%. Sipas kundërshtareve ky ishte një favorizim masiv për korporatat në kurriz të klasës së mesme. Ndërkohë, mbështetësit e uljes së taksave argumentuan se reforma do të nxiste rritjen ekonomike. Sipas tyre ulja e taksave do tu mundesonte bizneseve të investonin në operacionet e tyre, duke sjelle përmirësimin e produktivitetit të punëtorëve dhe rritjen e pagave. Sipas tyre ligji do të rris prodhimin e brendshëm bruto në 3% (ose sipas Trump 6%) dhe ulja e taksave per koropratat do te mbulohej nga kjo rritje dhe kesisoj do te rriste prosperitetin. Por ligji nuk ka arritur asnjë nga qëllimet ambicioze që shpalosen republikanët - dhe ka shenja të pakta që ata do të arrijnë ndonjëherë.

 Trump dekretoi First Step Act në Dhjetor 2018, duke shënuar fitoren e parë legjislative në vite për ata që kërkojnë të reformojnë sistemin e drejtësisë penale. Projekt-ligji edhe pse u aprovua me mbështetjen dërrmuese dypartiake në Kongres, ben ndryshime modeste në sistemin federal të burgjeve, por grupet dhe aktivistët që kërkonin t'i jepnin fund burgosjeve shume te medha e quajten një hap te rëndësishëm përpara.

 Mposhtja e kalifatit të ISIS dhe vrasja e Abu Bakr al-Bagdadit. ISIS tronditi botën në 2014 kur zaptoi një territor të gjerë në Irak dhe Siri dhe shpalli kalifatin. Pas përpjekjeve pesë-vjeçare të udhëhequr nga SH.B.A., kalifati i ISIS më në fund u mund në Mars 2019. Edhe pse Trump pretendon se ISIS është mposhtur plotësisht, grupi terrorist ka humbur territorin e tij, por ka ende afro 18,000 luftëtarë në Irak dhe Siri. Në fund të tetorit, amerikanet eleminuan udhëheqësin e ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, terroristi më i kërkuar në botë.

Dështime:

 Charlottesville dhe George Floyd

Reagimi i Trump ndaj një tubimi neo-nazist në Charlottesville, Virginia, mbetet një nga momentet më të diskutueshme në presidencën e tij. Trump nuk e denoi dhunën e supremacistëve të bardhë. Pas vdekjes brutale të George Floyd në duart e policisë së Minneapolis dhe protestave mbarëkombëtare që pasuan, Trump nuk arriti të vlersonte situatën dhe nepermjet retorikes se ashper më shumë e perçau, sesa e bashkoi vendin.

Në mënyrë që Trump të pozonte për një foto më Biblën në dorë në një kishë në DC u përdor gaz lotsjelles ndaj protestuesve paqësorë pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai vazhdimisht i ka demonizuar demonstruesit anti-racizist. Trump ka përdorur shpesh retorikë raciste, por veçanërisht gjatë periudhave të tensioneve racore. Sondazhet tregojnë se shumica dërrmuese e Zezakeve Amerikanë besojnë se Trump është racist dhe mbeshtetja e tyre sipas Gallup ishte vetëm 8%.

Imazhi global i Amerikës ka rënë pertokë

Gjate presidences se Trump imazhi i Amerikës ka rënë ndjeshëm. Ai ka fyer në mënyrë të përsëritur aleatët kryesorë të SH.B.A.-së ndërkohë që qëndronte pranë diktatorëve. Pew Research Center në janar 2020 beri publik një sondazh të 32 vendeve që tregonte se 64% e te anketuareve nuk kishin besim se Trump do të bënte gjënë e duhur në marredheniet nderkombetare dhe vetëm 29% shprehën besim te presidenti.

Mungesa e lidershipit të Trump në pandeminë e koronavirusit ka turpëruar Amerikën në skenën botërore, duke krijuar një boshllëk në udhëheqjen globale të cilin po përpiqet ta mbushë Kina.

 Ndarjet e familjeve dhe vdekjet e fëmijëve migrantë. Ai e realizoi premtimin e fushatës së 2016 për uljen e imigracionit ilegal, nepërmjet dorës së ashpër. Lidhur me këtë shtë akuzuar nga OKB për shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkelje të drejtës ndërkombëtar. Politika e "tolerancës zero" të administratës Trump për kalimet e paligjshme të kufirit çoi në ndarje të të paktën 5,500 familjeve duke ndarë fëmijtë nga prindërit. Ndërkohë, të paktën gjashtë fëmijë migrantë kanë vdekur në paraburgim në SH.B.A. Për këtë politikë pati kritika të ashpra ndaj Amerikës nga shefja e KB për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.

Irani, Siria dhe Afganistani

Vendimi i Trump për të tërhequr në mënyrë të njëanshme SHBA nga marrëveshja bërthamore 2015 në maj 2018 shkaktoi kaos në të gjithë Lindjen e Mesme. Trump nuk arriti të pengojë sjelljen agresive të Iranit. Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit arritën në nivele historike duke ngjallur frikën e luftës sidomos pasi Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë të Iranit, Qassem Soleimani. Irani braktisi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila ishte krijuar për ta parandaluar prodhimin e armes bërthamore nga Irani.

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria veriore është po ashtu një ndër veprimet e tij më shkatërrimtare në politikën e jashtme. Trump braktisi forcat kurde të aleancës amerikane që mbajtën barrën kryesore të luftës kundër ISIS. Zona kurde u pushtua ushtarakisht nga Turqia.Tërheqja shkaktoi krizë humanitare dhe krijoi një vakum sigurie nga i cili përfituan Rusia, Irani dhe Presidenti Sirian Bashar al-Assad, i akuzuar si kriminel lufte.

Trump vazhdimisht është zotuar t'i japë fund "luftërave të pafund", në Afganistan. Ai donte, por nuk arriti, të largonte të gjitha trupat amerikane nga Afganistani para zgjedhjeve te nëntorit. SH.B.A. ka hyrë në bisedime me Talibanët përkundër dhunës së vazhdueshme në vend.

Sipas inteligjencës amerikane Rusia ka paguar militantë afganë të lidhur me talibanët për të vrarë trupat amerikane. Administrata Trump nuk ndërmorri asnjë reagim ndaj rusëve.

 Zëvendësimi i Obamacare. Trump nuk e shfuqizoj ligjin e kujdesit shëndetësor të ish-Presidentit Barack Obama siç ishte zotuar. Trump kishte premtuar një "plan fenomenal të kujdesit shëndetësor".

 Impeachment

Dhomën e Përfaqësuesve e shkarkoi Trump dy herë në Dhjetor 2019 dhe perseri Janar 2021.

 Pandemia e COVID-19

Mënyra si u përball Trump me pandeminë COVID-19 mbetet një nga katastrofat më të mëdha në historinë e SHBA. Brenda më pak se një viti vdiqën qindra mijëra amerikanë dhe miliona të tjerë janë të papunë. SH.B.A. ka më shumë raste të koronavirusit sesa popullsia e shumë vendeve. Nga pandemia kanë vdekur më shumë amerikanë sesa në të gjitha luftrat që nga viti 1945 të marra së bashku.

Trump vazhdimisht e minimizoi kërcënimin e virusit duke kundërshtuar ekspertët e lartë të shëndetit publik . Në Mars, Trump i pranoi privatisht reporterit veteran Bob Woodward (në kasetë) se ai po mashtronte qëllimisht publikun për rreziqet e virusit për të shmangur panikun.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik qasja e Trump ndaj virusit dhe tendenca e tij për të refuzuar shkencën janë faktorët kryesorë pse SHBA u kthye në epiqendër të pandemisë botërorë.Trump asnjëherë nuk e ka pranuar përgjegjësinë për dështimin ndaj pandemisë.

 Ekonomia e SHBA

SHBA po përballet me një nga krizat më të këqija ekonomike në historinë e saj, e cila është e lidhur thelbësisht me përgjigjen katastrofike të Trump ndaj pandemisë COVID-19.

Rreth 22 milion amerikanë humbën punën nga shkurti në prill të 2019. Megjithëse gati gjysma e atyre vendeve të punës është rikuperuar, shkalla e papunësisë është akoma në 7.9% Papunësia para pandemisë ishte 3.4%.

Borxhi kombëtar i SHBA është në nivelet më të larta që nga Lufta e Dytë Botërore dhe rritja ekonomike e SHBA gjatë katër vjetëve të mandatit të Trump, për shkak të recesionit pandemik, sipas The Washington Post, është 0%.

 Dështim është edhe infektimi i vetë Trump me COVID-19

Sipas specialistëve fakti që ai vetë u prek nga COVID-19 është një dështim katastrofik dhe një krizë kombëtare sigurie. Trump vazhdimisht hidhte poshtë rekomandimet e shëndetit publik. Më pak se një javë para se të diagnostikohej, Trump u tall me ish-Nënpresidentin Joe Biden për mbajtjen e rregullt të maskës në publik. Pas tij një duzinë bashkpunëtorësh të Trump testuan pozitivisht për COVID-19.

 Qendrimet kundër demokracisë

Trump ka sulmuar vazhdimisht mediat, duke rritur rrezikun e dhunës ndaj gazetarëve.

Urdhëroi veprime të paligjshme duke kërkuar ndalimin e numërimit e fletëve të votimit.

Përhapi dezinformim mbi një varg temash, veçanërisht lidhur me procesin zgjedhor, për çka historianët dhe ekspertët e fashizmit e krahasojnë me Benito Mussolinin.

Retorika e presidentit shihet si një burim inkurajimi per grupet ekstremiste të djathta, dhuna e të cilave nuk eshte dënuar asnjëherë prej Trump.

Pavarsisht nga certefikimi i fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden në të gjitha shkallet qe parashikohen nga Kushtetuta, Trump nuk e ka pranuar fitoren e tij, me akuza të pabazuara dhe të pranuara nga asnjë gjykatë në SHBA.

Refuzimi i Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve prish një traditë demokratike në SHBA që daton që nga ditët e saj më të hershme, kur Presidenti John Adams humbi zgjedhjet e 1800 dhe u largua paqësisht duke lejuar ardhjen ne fuqi te Thomas Jefferson, i një partie tjetër politike.

Presidenti po minon sistemin politik në SH.B.A. duke hedhur dyshime për integritetin e zgjedhjeve të vendit. Çdo president para Trump ka mundesuar tranzicionin paqësor të pushtetit edhe kur kane shërbyer dy mandate apo kane humbur zgjedhjet per mandatin e dyte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco