Çfarë po ndodh në Kinë, spitalet kundër koronavirusit po ndërtohen me shpejtësi të rrufeshme

Çfarë po ndodh në Kinë, spitalet kundër koronavirusit po ndërtohen me shpejtësi të rrufeshme

13:29, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një strukturë karantine me 3,000 njësi është duke u ndërtuar në një qytet në Kinën veriore në përgatitje të pritjes së pacientëve të pritur nga Covid-19, ndërsa numri i të infektuarve rishtas po rritet.

Mediat shtetërore treguan sot ekipet që rrafshonin tokën, derdhnin çimento dhe grumbullonin dhoma të parafabrikuara në rreth 33 hektarë tokë bujqësore pranë Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei, ku është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja të infeksionit.

Kjo të kujton skenat e vitit të kaluar kur Kina ndërtoi shpejt spitalet polake dhe shndërroi palestrat në qendra izolimi për të trajtuar shpërthimin e parë të lidhur me qytetin e Wuhan në pjesën qendrore të vendit.

Kina ka frenuar kryesisht përhapjen e mëtejshme të brendshme të virusit, por kërcimi i fundit i numrit të rasteve është shqetësues për shkak të afërsisë së kryeqytetit Pekin dhe lëvizjes së madhe të popullsisë gjatë Vitit të Ri Hënor në Shkurt.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi sot se 1,001 pacientë po trajtohen për koronavirus, 26 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Komisioni deklaroi se 144 raste të reja të infeksionit u regjistruan në 24 orët e fundit nga këto, 90 raste u raportuan në Provincën Habei, ndërsa 43 u regjistruan në provincën veriore të Heilongdjiang.

Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka regjistruar gjithsej 87,988 raste të infeksionit dhe 4,635 vdekje. Vdekja e parë nga koronavirus pas pesë muajsh u raportua dje.

Kërcimi i numrit të infeksioneve të koronavirusit në Kinën veriore po ndodh në një kohë kur ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatiten të mbledhin të dhëna për origjinën e pandemisë. Ata mbërritën në Wuhan,  qyteti ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco