SHBA ekzekuton trafikantin e drogës në ditët e fundit të Trump në detyrë

SHBA ekzekuton trafikantin e drogës në ditët e fundit të Trump në detyrë

11:04, 15/01/2021
A+ Aa A-

Autoritetet federale amerikane ekzekutuan të enjten në mbrëmje një ish-trafikant droge i cili ishte infektuar edhe me Covid-19 dhe një ekzekutim përfundimtar i administratës së Donald Trump u planifikua për të premten, në vetëm pesë ditët e mbetura nga presidenca e tij.

Corey Johnson ishte pjesë e një bande të implikuar në 10 vrasje në 1992 në shtetin amerikan të Virxhinias. Ai u dënua në gjykatën federale për përfshirjen  në shtatë prej tyre. Afrikano-amerikani 52-vjeçar mori një injeksion vdekjeprurës në burgun federal në Terre Haute, Indiana dhe u shpall i vdekur në 11:34 pasdite (0434 GMT të premten).

Ai iu drejtua familjeve të viktimave të tij në deklaratën e tij përfundimtare. "Do të kisha thënë që më vjen keq më parë, por nuk e dija se si. Shpresoj se do të gjeni paqe," tha ai.

Kurse të premten, autoritetet planifikojnë të ekzekutojnë Dustin Higgs, një 48-vjeçar me ngjyrëm i dënuar për rrëmbim dhe vrasje të tre vajzave në tokë federale afër Uashingtonit në 1996.

Të dy burrat ishin me Covid-19 në dhjetor dhe një gjykatës të martën ua shtyu ekzekutimet e tyre për disa javë.

“Mushkëritë e tyre nuk janë rikuperuar plotësisht dhe injeksioni i pentobarbitalit mund të shkaktojë vuajtje që ndalohen nga Kushtetuta, e cila ndalon dënimin mizor” tha gjykata.

Mirëpo një gjykatë e apelit e rrëzoi vendimin të mërkurën dhe Gjykata e Lartë vendosi të enjten vonë se ekzekutimi i Johnson, emri i të cilit u shkrua Cory nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, të vazhdonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco