Gazetarja e CNN shpërthen në lot teksa raporton numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Amerikë

Gazetarja e CNN shpërthen në lot teksa raporton numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Amerikë

13:55, 13/01/2021
A+ Aa A-

Gazetarja e CNN Sara Sidner nuk i fshehu dot lotët, teksa raportoi për numrin e të vdekurve në Amerikë, nga COVID-19.

Sidner shpëtheu në lot pas një lidhjeje direkte që përqendrohej në një familje që kishte humbur prindërit e tyre nga virusi. 

Gazetarja ka raportuar për ndikimin e COVID në SH.B.A. gjatë gjithë pandemisë, dhe në mënyrë të kuptueshme kjo mund të ketë ndikuar në psikologjinë e saj.

Shikoni videon emocionuese këtu:

Sidner i kërkoi falje spikeres së lajmeve Alisyn Camerota dhe Camerota e ngushëlloi kolegen e saj dhe e duartrokiti për raportimin e saj mbi krizën e vazhdueshme shëndetësore.

Ajo tha:

‘Ne kemi qenë duke vëzhguar raportimet tuaja në terren gjatë gjithë këtij viti të tmerrshëm dhe të gjithë jemi pikëlluar’

Camerota vazhdoi duke thënë se të gjithë vlerësojnë 'zemrën' që Sidner vë në raportimin e saj si dhe 'raportimin e saj të shkëlqyeshëm'.

Shpërthimi emocional i Sidner, vjen pasi u njoftua se që nga fillimi i vitit 2021, dy persona në SH.B.A. kanë vdekur nga COVID çdo minutë.

Të dhënat u mblodhën nga Projekti COVID dhe zbuluan se në javën e parë të vitit 2021, 19,418 njerëz vdiqën nga virusi.

ImageImage

 

Burimi: UNILAD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco