Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Vaksina e shpikur nga ai i dha shpresë botës, por ai ende nuk e ka marrë për vete

Vaksina e shpikur nga ai i dha shpresë botës, por ai ende nuk e ka marrë për vete

08:39, 12/01/2021
A+ Aa A-

Gjermano-turku Ugur Sahin, CEO i BioNTech, u bë i njohur në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, si personi që ndezi shpresën për vaksinimin nga pandemia e koronavirusit.

Vaksina e ideuar nga ai dhe bashkëshortja e tij, në bashkëpunim me gjigantin Pfizer, ishte e para e miratuar nga autoritet ndërkombëtare, dhe sërish e para që po fillon të shpërndahet masivisht, të paktën në Perëndim.

Por, si paradoks, tani që qindra mijëra persona janë tashmë të vaksinuar me dozën e parë, dhe presin atë të dytën që e bën efektive mbrojtjen nga COVID-19, ai vetë nuk ka patur mundësi të vaksinohet.

Këtë e ka pohuar Sahin për mediat amerikane. “Nuk kemi mundur ende të marrim vaksinën tonë, por gjetëm mënyrën për ta bërë të disponueshme për personelin tonë në terren, që faktikisht e prodhon, ndërkohë që shpresoj se stafi, dhe ne vetë, mund të vaksinohemi në javët në vijim”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco