The Jerusalem Post: ‘Izraeli pritet të goditet shumë shpejt nga një termet i fuqishëm’

The Jerusalem Post: ‘Izraeli pritet të goditet shumë shpejt nga një termet i fuqishëm’

10:42, 31/12/2020
A+ Aa A-

Izraeli pritet të goditet nga një tërmet i fuqishëm me  madhësi 6.5 të shkallës Rihter në vitet e ardhshme, duke shkaktuar qindra viktima, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga studiues të Universitetit Tel Aviv, raporton The Jerusalem Post.

Gjatë vitit 2010 u vendos një platfomë në qendër të Detit të Vdekur, e cila filloi të shponte në një thellësi prej qindra metrash, një analizë e cila studion shtratin e detit.

Në bazë të saj, studiuesit zbuluan një model ciklik, pasi tërmete të tilla shkatërruese godasin rajonin çdo 130 deri në 150 vite – por ka pasur raste në histori kur periudha kohore midis një tërmeti dhe një tjetri ishte vetëm disa dekada.

Sipas studimit  duke pasur parasysh që tërmeti i fundit që goditi rajonin ishte 93 vite më parë, një tjetër tërmet mund të godasë rajonin në të ardhmen e afërt: në vitet ose dekadat e ardhshme.

Tërmeti i fundit me një madhësi të tillë u ndie në luginën e Detit të Vdekur në vitin 1927, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime në disa qytete kryesore, duke përfshirë kryeqytetin e Jordanit Amman, Jeruzalemin, Betlehemin dhe Jafa.

“Sipas tërmetit të fundit, e cili është prova më e mirë që kemi, rreth 250 njerëz vdiqën në Jeruzalem, Betlehem, Aman dhe Jeriko,” tha Marco.

“Pra, nëse e krahasojmë atë me numrin e njerëzve që banojnë në këto qytete sot, 100 vite më vonë, popullsia është rritur  dy deri në tre herë më shumë,” tha ai. “Kjo do të thotë se numri i viktimave do të jetë dy deri në tre herë më shumë, për të mos përmendur dëmet masive në infrastrukturë .

“Nuk dua të shkaktoj alarm,” përfundoi Marco, “por ne po jetojmë në një periudhë tektonikisht aktive.

“Mund të ndodhë në dhjetë vite ose në disa dekada -por mund të jetë edhe javën e ardhshme,” paralajmëroi ai, “dhe ne duhet të jemi vazhdimisht të përgatitur për diçka të tillë.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco