Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Joe Biden: Vrasja e shkencëtarit iranian komplikon më tej marrëdhëniet me Teheranin

Joe Biden: Vrasja e shkencëtarit iranian komplikon më tej marrëdhëniet me Teheranin

10:37, 05/12/2020
A+ Aa A-

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se vrasja e shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh javën e kaluar ka të ngjarë të komplikojë marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Teheranit.

"Të gjitha këto gjëra, mendoj se do të jenë shumë të vështira", tha Biden për CNN në një intervistë të enjten pasi një zyrtar i lartë i administratës amerikane pretendoi se Izraeli qëndron prapa vrasjes.

"Vija e fundit është se ne nuk mund ta lejojmë Iranin të bëhet me armë bërthamore", tha Biden, duke kritikuar presidentin Donald Trump për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, për arritjen e së cilës Biden ndihmoi ish-presidentin Barack Obama në përpilimin e saj.

"Ai u tërhoq për të fituar diçka më tepër dhe çfarë bënë ata? Ata kanë rritur aftësinë që të kenë material bërthamor. Ata po lëvizin më pranë aftësisë për të qenë në gjendje të kenë material të mjaftueshëm për një armë bërthamore. Dhe kjo është çështje e raketave", argumentoi Biden.

Ish-zëvendëspresidenti theksoi se SHBA ka nevojë për partnerë në marrëdhëniet e saj me Iranin, duke sugjeruar që administrata e tij mund të punojë së bashku me Rusinë dhe Kinën për shumë çështje.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco