Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rishfaqet monoliti në majën e një mali në Kaliforni dhe Rumani, mbetet mister prejardhja

Rishfaqet monoliti në majën e një mali në Kaliforni dhe Rumani, mbetet mister prejardhja

09:02, 03/12/2020
A+ Aa A-

Jo shumë kohë pasi një monolit u gjet në shkretëtirën Utah është rishfaqur një e ngjashme në majën e malit Pine, Kalifornia.

Gazeta lokale në qytetin e vogël Atascadero, në bregdetin qendror të Kalifornisë, raportoi se kolona e argjendtë ishte gjetur në majë të malit Pine ku dhjetëra alpinistë vendas shkuan për ta parë atë.

Monoliti i Utah-s u pa për herë të parë më 18 nëntor nga ekipet e helikopterëve shtetërorë duke ndihmuar biologët e botës së egër. Objekti, i gjatë rreth 11 metra dhe me sa duket i bërë prej çeliku inox, tërhoqi qindra persona që kishin kuriozitet ndërsa fama e tij u përhap në të gjithë globin.

Krijuesi i tij mbetet një mister megjithëse është subjekt i shumë spekulimeve, sipas disa personave që ishin afër kur u hoq struktura nga katër burra është dëgjuar të thuhet mes njëri-tjetrit, "Mos lini asnjë gjurmë",e trasmetuar edhe nga  New York Times .

Monoliti Atascadero nuk është kopjimi i parë i origjinalit në Utah. Mes rritjes së vëmendjes ndërkombëtare të misterit, një strukturë e ngjashme u gjet në malet e Rumanisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco