Gati 800 mijë doza/ Ministri: Do të vaksinohem live në TV

Gati 800 mijë doza/ Ministri: Do të vaksinohem live në TV

10:55, 02/12/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe u bë vendi i parë që miraton vaksinën kundër koronavirusit nga vendet perëndimore.

Bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Sipas BBC, 800 mijë doza janë gati për të nisur procesin javën që vjen.

Kryeministri Boris Johnson pritet të dalë në një konferencë për shtyp sonte. Kurse ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha sot se do e bëjë vaksinën LIVE në TV. Ai tha se kjo do të dërgojë një mesazh të fuqishëm.

Dozat e para të vaksinave do të shkojnë për grupet më të ekspozuara ndaj rrezikut të koronavirusit.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy faza secila.

Rreth 50 spitale janë në gatishmëri dhe qendrat e vaksinimit, ndërsa po ngrihen tani edhe qendrat e konferencave.

Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat e koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët.

Kjo do të thotë të respektosh distancën sociale dhe të mbash maskë  dhe të testosh njerëzit që mund të kenë virusin dhe t’u kërkosh atyre të izolohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco