Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Rriten viktimat nga Covid/ Konfirmohen mbi 19 mijë infeksione në Itali

Rriten viktimat nga Covid/ Konfirmohen mbi 19 mijë infeksione në Itali

18:42, 01/12/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, në Itali u testuan rreth 180 mijë tamponë, duke rezultuar në 19.350 raste pozitive ndaj COVID-19.

Sipas informacioneve, mbetet një bilanc në rritje nga dita e djeshme, por që e parë përgjatë dy javëve të fundit jep një ecuri që shkon drejt uljes.

“Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është qetësuese”, deklaruan autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bilanci i viktimave mbetet tejet i rëndë, me 785 të vdekur kundër 672 të 24 orëve më parë, por lajme të mira vinë nga rënia e shifrave të shtruarve dhe terapive intensive.

Ndërkohë, një raport i fundit tregon shqetësim për situatën e përhapjes së pandemisë në burgje. Më shumë se 1 mijë raste janë ato të evidentuar, që përfshinë të burgosurit por edhe rojet dhe personelin shëndetësor në strukturat e burgjeve, veçanërisht ato në Lombardi dhe Kampanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco