Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Testim masiv në zonat e nxehta’/ Ministri britanik: ‘Lock-Down’ pati sukses, virusi nën kontroll!

‘Testim masiv në zonat e nxehta’/ Ministri britanik: ‘Lock-Down’ pati sukses, virusi nën kontroll!

19:08, 30/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, tha se tashmë virusi është nën kontroll të paktën në ishull.

Në një deklaratë për shtyp, Hancock e cilëson ‘Lock-Down’-in e dytë që kaluan britanikët si një sukses teksa shton se tashmë virusi është sërish nën kontroll.

Po ashtu ai ka zbuluar planin e radhës të Britanisë së Madhe për të zhvilluar testim masiv, edhe të personave asimptomatikë në ‘zonat e nxehta’ apo të nivelit të tretë siç i quan qeveria britanike.

”Qeveria tani po zgjeron programin e saj të testimit të komunitetit, duke përfshirë testimin e njerëzve pa simptoma.”- tha Hancock.

Për Hancock testimi masiv ka rezultuar në uljen e rasteve me COVID-19 në Liverpool, teksa do të zgjerohet dhe në 3 zona të tjera për t’i ndihmuar ato të dalin nga kufizimet.

”Testimi masiv ka ulur me sukses normat e çështjeve në Liverpool dhe qeveria dëshiron ta shtrijë këtë më gjerësisht.”- deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco