Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Gjermani: Disiplinohuni, se mbështetja e shtetit në ekonomi nuk zgjat pa mbarim

Gjermani: Disiplinohuni, se mbështetja e shtetit në ekonomi nuk zgjat pa mbarim

09:01, 30/11/2020
A+ Aa A-

Berlin - Numri i infeksioneve me COVID-19 është ende shumë i lartë në shumicën e rajoneve gjermane dhe njerëzit duhet të bëjnë më shumë për të reduktuar kontaktet e tyre për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes, tha të hënën Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier.

Ministrat që do të takohen më vonë për të diskutuar reagimet e mëtejshme ndaj krizës më të madhe të shëndetit publik në një shekull.

Altmaier shtoi se ndihma shtetërore në panedemi për kompanitë nuk mund të zgjatet pambarimisht.

"Njerëzit duhet të tregojnë disiplinë", tha arkitekti i reagimit ekonomik të Gjermanisë ndaj pandemisë për radion Deutschlandfunk. "Ne duhet të bëjmë më shumë për t’i pakësuar kontaktet sociale".

Një tregues i ndikimit të ashpër të pandemisë në ekonomi është ai që thotë se përqindja e kompanive që përdorin skemën e mbështetjes nga shteti është rritur me 28% në nëntor, nga 24% që ishte vetëm një muaj më parë, tha instituti Ifo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco