Sulmohet në makinën e tij, vritet ‘babai’ i bombës bërthamore iraniane

Sulmohet në makinën e tij, vritet ‘babai’ i bombës bërthamore iraniane

16:39, 27/11/2020
A+ Aa A-

Sulmohet dhe vritet koka e armëve bërthamore të Iranit.

Sulmi ka ndodhur në veri të vendit.

Shkencëtari, Mohsen Fakhrizadeh, cilësohet si ‘koka’ e programit të armëve bërthamore të Iranit.

Raportimet e medieve nga Irani thonë se ai vdiq në një spital,  pasi u sulmua në makinën e tij, ku mori plagë të rënda.

Shkencëtari i lartë i Iranit u qëllua dhe u vra të premten, ndërsa po udhëtonte me makinë në Iranin verior, raportoi media shtetërore iraniane.

Shkencëtari, Mohsen Fakhrizadeh, u konsiderua forca shtytëse e programit të armëve bërthamore të Iranit, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.

Ai ishte përshkruar nga diplomatët si ‘babai i bombës iraniane’.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se Z. Fakhrizadeh ishte plagosur rëndë gjatë sulmit dhe se mjekët u përpoqën ta shpëtonin atë në spital, por nuk mundën./ nytimes/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tiransi27/11/2020 17:29

iku edhe njie mut rofte trump

Shto koment

Denonco