Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Mbretërorët e Suedisë infektohen me koronavirus

Mbretërorët e Suedisë infektohen me koronavirus

14:28, 26/11/2020
A+ Aa A-

Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij, Princesha Sofia, janë në izolim, pasi dolën pozitivë për koronavirus, tha të enjten Pallati Mbretëror.

Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf e i Mbretëreshës Silvia si dhe Sofia, 35 vjeçe, "kanë simptoma të lehta të gripit" dhe po shërohen në shtëpi në Stokholm me dy fëmijët e tyre të vegjël, tha Pallati në një deklaratë.

Mbreti dhe mbretëresha, si dhe Princesha e Kurorës Victoria dhe burri i saj, Princi Daniel, të gjithë do të testohen si një masë paraprake, thoshte deklarata.

Sipas tabloidit Aftonbladet, familja mbretërore u mblodh për varrimin e vëllait të mbretëreshës javën e kaluar, por të gjithë dolën negativë për virusin përpara se të merrnin pjesë në atë ceremoni.

Suedia është e njohur për qasjen e saj më të butë ndaj pandemisë së koronavirusit, duke mos u mbyllur kurrë në të njëjtën masë si vendet e tjera. Deri të mërkurën, ajo kishte regjistruar gjithsej 230,514 raste të infektimeve nga Coviddhe 6,555 vdekje.

Në fillim të pandemisë Princesha Sofia u veshi si infermiere dhe filloi të bënte turne si ndihmëse e kujdesit shëndetësor në spitalin Sophiahemmet në Stokholm, punë që ka vazhduar ta bëjë me kohë të pjesshme.

Në foto: Dita e parë e Princeshës Sofia në punë në spitalin Sophiahemmet në Stokholm

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco