Mbreti i Tajlandës mund të dëbohet nga Gjermania

Mbreti i Tajlandës mund të dëbohet nga Gjermania

09:11, 23/11/2020
A+ Aa A-

Mbreti i Tailandës Maha Vajiralongkorn mund të dëbohet nga Gjermania nëse lëshon dekrete nga vila e tij bavareze, ka thënë Bundestag, raporton Deutsche Welle.

"Ne e kemi bërë të qartë se politikat që prekin shtetin eTajlandës, nuk do të kryhen nga toka gjermane," tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas në fillim të tetorit.

Qëndrimet e gjata të monarkut në Evropë kanë qenë nën vëzhgim pas protestave pro-demokracisë. Gjashtë protestues u qëlluan ndërsa 55 të tjerë u plagosën më 17 nëntor 2020.

Përplasjet, sipas raporteve, ishin një nga përplasjet më të dhunshme në muajt e fundit që kur protestat e reja të drejtuara nga të rinjtë filluan në korrik të këtij viti. Protestuesit që po marshonin drejt parlamentit tailandez filluan përplasjen me policinë dhe mbështetësit e mbretërisë kur u dëgjuan të shtëna me armë. Protestuesit, shumica e tyre studentë dhe të rinj, më pas dolën në rrugë për t'i kërkuar Kryeministrit Prayut Chan-o-cha dhe qeverisë së tij të dorëhiqeshin dhe të reformonin monarkinë tailandeze.

Ndërkohë, 3 ditë para incidentit, Mbreti i Tailandës Maha Vajiralongkorn u pa duke hipur në trenin e Bangkok, më 14 nëntor. I shoqëruar nga mbretëresha Suthida Bajrasudhabimalalakshana, u pa i ulur në divane të artë, rrethuar nga shoqëruesit që u ulën në tapetin e kuq në dysheme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco