Kancelarja Merkel: Kemi shpresa për vaksinat në dhjetor

Kancelarja Merkel: Kemi shpresa për vaksinat në dhjetor

09:24, 20/11/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel beson se vaksinat e para të koronavirusit do të miratohen në Europë në dhjetor. Ajo tha se maksimumi do jenë ditët e para të vitit që vjen kur do jepet drita jeshile.

“Dhe më pas do të nisë vaksinimi,” tha ajo në një video-samit të BE-së.

Sipas kancelares, lajmet e ditëve të fundit janë mjaft inkurajuese.

Edhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se është optimiste.

Dy vaksina, ajo e Pfizer dhe e Moderna kanë përfunduar fazën e tretë të testimeve me rezultate shumë të mira. Ato do aplikojnë për përdorim emergjence.

Kancelarja Merkel tha se ka mbetur e befasuar nga përgatitjet që kanë bërë vendet për shpërndarjen e vaksinës kur ajo të jetë gati.

Ndërkohë sfidë mbetet ruajtja e vaksinës së Pfizer, pasi kërkon temperatura shumë të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco