Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Zgjedhjet në SHBA/ Përse rezultati mund të dalë me vonesë

Zgjedhjet në SHBA/ Përse rezultati mund të dalë me vonesë

08:40, 03/11/2020
A+ Aa A-

Bota mban frymën sot, teksa SHBA voton për të zgjedhur presidentin. Megjithatë, edhe pasi qendrat e votimit të mbyllen, do të duhen ditë e ndoshta javë që të mësojmë se kush ka fituar, Donald Trump apo Joe Biden.

Sipas BBC, në këto zgjedhje, miliona amerikanë kanë votuar me postë për shkak të koronavirusit, çka do të thotë se numërimi i të gjithë votave do të sjellë vonesa.

Zakonisht rezultati i zgjedhjeve në SHBA mësohet që natën e votimeve. Por këtë vit do të jetë ndryshe. Votat me postë zakonisht duan më shumë kohë për t’u numëruar për shkak se duhen bërë disa verifikime, si firma dhe kontrolli i adresës.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë për BBC se numërimi i votave mund të kërkojë kohë, madje edhe ditë. Për këtë arsye, ata thonë se projeksionet e para mund të mos japin panoramën e duhur.

Një tjetër mundësi është që zgjedhjet të kontestohen. Sidomos në kohën kur po votohet me postë dhe ekziston mundësia që njerëzit të votojnë edhe personalisht, sfidimi ligjor i procesit është i mundshëm.

Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se rezultati zgjedhor mund të përfitojë në Gjykatën Supreme. Një proces kontroversal u regjistrua në vtin 2000, kur Gjykata Supreme shpalli fitues George Bush përkundrejt rivalit Al Gore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco