Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Përkeqësohet situata e Covid në Gjermani, vendi drejt mbylljes totale

Përkeqësohet situata e Covid në Gjermani, vendi drejt mbylljes totale

13:30, 28/10/2020
A+ Aa A-

Përkeqësohet situata epidemologjike në Gjermani, ku gjatë 24 orëve të fundit  janë konfirmuar 14.964 rate të reja me Covid. Instituti Robert Koh njoftoi se që nga fillimi i pandemisë, ky ishte numri më i madh me bazë ditore.

Mësohet se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar takim me zyrtarët e rajoneve gjermane ku do të diskutojnë për mbylljen e restoranteve dhe kafeneve nga 4 nëntori. Sipas Merkelit kjo është më se e nevojshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga rapotrimi i të përditshmes “Bild”.

Me përhapjen e Covid, shumë zona në Gjermani konsiderohen tanimë si zona rreziku. Në disa rajone të vendit janë mbyllur, shkollat, kopshtet dhe restorantet.

Megjithatë qeveria gjermane dhe disa nga kryeministrat kanë theksuar vazhdimisht që shkollat, kopshtet dhe ndërmarrjet nuk duhet të preken nga një bllokim i dytë.

Si rezultat i kësaj kërkese ka bërë që fokusi i masave kufizuese të përqëndrohet  më shumë tek baret, restorantet, vendosja e orëve policore, shtetrrethimeve dhe tek eventet.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani janë regjistruar 463,419 të infektuar dhe 10,263 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco