Letër kërcënuese xhamisë në Francë: ‘Lufta ka filluar, ne do t’ju dëbojmë’

Letër kërcënuese xhamisë në Francë: ‘Lufta ka filluar, ne do t’ju dëbojmë’

11:53, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një xhamisë në rrethin Vernon në pjesën veriore të Francës i është dërguar një letër kërcënuese përmes kutisë postare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra e lënë në kutinë postare të xhamisë përmbante kërcënime me vdekje dhe mesazhe fyese kundër turqve, arabëve dhe komunitetit që vijnë rregullisht në xhami.

"Lufta ka filluar. Ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë. Ju do të jepni llogari për vdekjen e Samuel-it", thuhet në letrën e lënë në kutinë postare të xhamisë.

Letra i referohej mësuesit francez Samuel Paty, të cilit më 16 tetor iu pre koka nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov me origjinë çeçene, si hakmarrje për shfaqjen e karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhammad për nxënësit në orën mësimore për lirinë e shprehjes.

Letra po ashtu përmbante komente të shëmtuara të drejtuara kundër grave muslimane me shami.

Më herët këtë muaj, presidenti francez, Emmanuel Macron, akuzoi muslimanët francezë për "separatizëm" dhe e përshkroi Islamin si "një fe në krizë në të gjithë botën".

Tensionet u përshkallëzuan më tej pas vrasjes së Samuel-it. Macron nderoi atë dhe tha se Franca "nuk do të heq dorë nga karikaturat tona".

Karikaturat fyese nga revista javore satirike franceze "Charlie Hebdo" po ashtu u projektuan në ndërtesa në disa qytete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco