VIDEO/ Shpërthejnë protestat dhe vandalizmat para zgjedhjeve

VIDEO/ Shpërthejnë protestat dhe vandalizmat para zgjedhjeve

09:01, 28/10/2020
A+ Aa A-

Vandalët sulmuan dyqanet në Filadelfia në natën e dytë të protestave të organizuar nga 'Black Lives Matter'.

Protesta u mbajtën edhe në Uashington dhe Nju Jork. Vendi është trazuar ndjeshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Protestat erdhën si reagim ndaj vdekjes së dy personave me ngjyrë. Walter Wallace u vra nga oficerët e policisë në Filadelfia pasi ata hapën zjarr kur ai iu afrua me një thikë. Familja tha se kishte kërkuar një ambulancë pasi ai kishte një krizë nervore, por në vend u shfaq policia.

Kurse Karon Hylton vdiq pasi u përplas me makinë gjatë një ndjekje policore.

Pamjet nga qytetet amerikane tregojnë aktet e vandalizmit. Në Filadelfia është dërguar edhe Garda Kombëtare.

Të paktën 30 policë janë plagosur gjatë protestave. Drejtuesit e policisë kanë akuzuar protestuesit se po vandalizojnë bizneset.

Filadelfia është qyteti më i madh në Pensilvani, një shtet me rëndësi kritike në zgjedhjet e javës tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco