Rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

22:50, 23/10/2020
A+ Aa A-

Të premten, Ministria e shëndetësisë tha se infeksionet me COVID-19 janë akoma në rritje në Itali.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 19,143 raste të reja me Covid-19.

Kjo rritje dallon nga 16,079 raste të reja që ishin të enjten raportojnë mediat vendase.

Ministria tha se 182,032 teste për COVID-19 janë bërë në 24 orët e fundit, niveli më i lartë që nga fillimi i urgjencës së koronavirusit.

Ajo tha se 91 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga 136 të enjten.

Kështu, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani qëndron në 37.059.

Ministria bëri të ditur se 186,002 njerëz janë aktualisht pozitivë, 16,700 më shumë.

Numri i të rikuperuarve u rrit për 2,352 në 261,808, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, përfshirë të vdekurit, të rikuperuarit dhe aktualisht pozitivë, është 484,869.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco