Papa Françesko pro çifteve gay: Meritojnë dhe ata të krijojnë një familje

Papa Françesko pro çifteve gay: Meritojnë dhe ata të krijojnë një familje

16:52, 21/10/2020
A+ Aa A-

Në një dokumentar që pritet te transmetohet sonte në Festivalin e Romës, të realizuar nga Evgeny Afineevsky, Papa Françesku deklaron se njerëzit homoseksualë duhet të mbrohen nga ligjet ne gjendjet civile.

"Njerëzit homoseksualë - thotë ai - kanë të drejtë të kenë një familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për të krijuar një familje. Askush nuk duhet të lihet jashtë ose të mbetet i pakënaqur për këtë.

Ajo që duhet të krijojmë është një ligj për bashkësitë civile. Në këtë mënyrë ato mbulohen ligjërisht. Unë për këtë luftova .

Fjalët e Papës vijnë pas një rruge të gjatë të Kishës, në lidhje me këtë çështje tepër delikate.

Vetëm në vitet e fundit Kisha e ka njohur nevojën për legjislacion 'ad hoc' për çiftet homoseksuale.

Disa herë kardinalët kanë folur për nevojën për t'u dhënë formë ligjore të drejtave të personave që përbëjnë çifte të të njëjtit seks.

Fjalët e Papa Fraçeskut nuk i drejtohen veç Italisë dhe legjislacionit të saj, por të botës. / Repubblica

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco