Pakistan ‘liron vizat’ për afganët, humbin jetën 12 persona nga turma e madhe përpara konsullatës

Pakistan ‘liron vizat’ për afganët, humbin jetën 12 persona nga turma e madhe përpara konsullatës

12:18, 21/10/2020
A+ Aa A-

Së paku 12 gra afgane sot kanë humbur jetën gjatë një rrëmuje afër konsullatës pakistaneze në Afganistanin lindor, theksuan zyrtarët.

Incidenti ndodhi në një stadium të hapur në qytetin Jalalabad, ku mijëra afganë u mblodhën për procedurat e nevojshme për të aplikuar për viza në Pakistan.

Zahir Aadil, zëdhënës i drejtorisë shëndetësore në provincën Nangarhar, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se disa të tjerë u plagosën po ashtu kur turma doli jashtë kontrollit.

Tragjedia vjen pas regjimit të zbutur të vizave të deklaruara nga Islamabadi në fillim të këtij muaji që synon rregullimin e lidhjeve dypalëshe.

Më 29 shtator, Kabineti Federal i Pakistanit miratoi një politikë të re të vizave për Afganistanin, viza për vizita të shumëfishta për të lehtësuar tregtarët dhe qytetarët afganë.

Të dy vendet ndajnë një kufi gati 2.600 kilometra të njohur si Vija e Durandit.

Mijëra afganë udhëtojnë në Pakistanin fqinj për të vizituar familjet e tyre dhe për trajtim mjekësor, biznes, si dhe arsimim.

Pakistani po ashtu mirëpret më shumë se 3 milionë refugjatë afganë, të cilët kanë ikur nga dhuna në vendin e shkatërruar nga lufta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco