Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Është ksenofob! Fondamentalist! - Akademikët polakë kundër Ministrit të ri të Arsimit

Është ksenofob! Fondamentalist! - Akademikët polakë kundër Ministrit të ri të Arsimit

10:38, 21/10/2020
A+ Aa A-

Varshavë, Poloni  - Aktivistë të veshur si roje sigurie vunë një banderolë mbi godinën eMinistrisë polake të Arsimit të mërkurën në mëngjes për të kundërshtuar emërimin e një ministri të ri të cilin ata e konsiderojnë si një fondamentalist fetar dhe rrezik për rininë dhe universitetet e kombit.

Akademikët e universitetit në Poloni po protestojnë për emërimin nga qeveria konservatore, e një Ministri të ri të Arsimit i cili ka thënë se njerëzit LGBT nuk janë të barabartë me "njerëzit normalë", gratë u krijuan për të prodhuar fëmijë dhe se ka shprehur mbështetje për ndëshkimin fizik.

Deri të mërkurën, më shumë se 2,600 profesorë dhe akademikë kishin nënshkruar një peticion duke u zotuar për të bojkotuar z. Przemyslaw Czarnek, një anëtar i partisë konservatore në pushtet Ligji dhe Drejtësia, i cili u betua këtë javë tek Presidenti Andrzej Duda.

Në rolin e tij, ministri Czarnek do të mbikëqyrë sistemin e shkollave dhe universiteteve të kombit. Ai u emërua pas një riorganizimi të qeverisë, por është betuar dy javë pas ministrave të tjerë pasi u shërua  nga COVID-19.

Pankarta që aktivistët vunë thoshte “Bojkotojeni Czarnek. Homofob. Ksenofob. Fondamentalist ”.

Rojet e ministrisë e hoqën shpejt parullën.

Presidenti Duda tha se emërimi i z. Czarnek do të ndihmonte në rivendosjen e një ekuilibri ideologjik në një zonë që është dominuar nga pikëpamjet e majta.

"Në vitet e fundit, njerëzit që përpiqen të arrijnë gradë më të lartë në zhvillimin shkencor ... janë sulmuar brutalisht për të mos pasur një botëkuptim politikisht të saktë, domethënë liberal-majtist," tha Duda.  Ai tha se jeta universitare do të bëhej më e pasur duke pasur njerëz me pikëpamje të kundërta përballë njëri-tjetrit.

Akademikët që nënshkruan peticionin, megjithatë, e konsiderojnë Czarnek, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në demonstrata të organizuara nga një organizatë e ekstremit të djathtë, Kampi Kombëtar Radikal, si një fondamentalist ekstremist dhe fetar që rrezikon të dëmtojë sistemin arsimor të Polonisë.

Ata kanë frikë nga armiqësia e tij ndaj homoseksualëve dhe lezbikeve do të thotë se ai nuk do të veprojë për të mbrojtur pakicat e reja seksuale, të cilët ndonjëherë vuajnë nga depresioni dhe ngacmimi, dhe se ai mund të kërkojë të shtypë kërkimet akademike në fusha si studimet gjinore.

"Para syve tanë po ndodh një përdhunim simbolik i arsimit dhe shkencës polake," thotë peticioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco