Rritja e infeksioneve/ Gjermania fut në izolim total zonën e Alpeve

Rritja e infeksioneve/ Gjermania fut në izolim total zonën e Alpeve

20:10, 20/10/2020
A+ Aa A-

Rritja shqetësuese e infeksioneve me Covid, ka bërë që një zonë në alpe në Bavari, në jug të Gjermanisë të rimarrë vendimin ekstrem për t’u futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Qyteti i Berchtesgadener në kufi me Austrinë, bëhet rajoni i parë gjerman që futet në karantinën e dytë për shkak të virusit.

Sipas vendimit, 105 000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme.

Në kushtet kur në Berchtesgadener shkalla e infeksionit lokal arriti në 273 banorë në 100.000 u vendos karantina 14 ditore.

Situata në të gjithë botën është kritike, pasi po shkohet drejt një vale të dytë me dimrin në prag. Shifrat në javët e fundit janë rritur në mënyrë të frikshme në Gjermani, Itali, Greqi, Angli, Spanjë, por edhe në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco