Ndodh edhe kjo/ Britaniku 37-vjeçar dënohet me tre vjet burg për dhunim seksual të pulave

Ndodh edhe kjo/ Britaniku 37-vjeçar dënohet me tre vjet burg për dhunim seksual të pulave

10:25, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një burrë nga Britania është dënuar me tri vjet burgim pasi bëri marrëdhënie seksuale me pula të shtëpisë, përderisa bashkëshortja e kishte incizuar duke e kryer aktin.

Rehan Baig, 37 vjeç, ishte incizuar gjithashtu duke kryer marrëdhënie seksuale me një pulë që kishte ngordhur, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.

Kjo shkelje ishte zbuluar kur Agjencia Kombëtare e Krimeve e kishte zbatuar një urdhër kërkimi në shtëpinë e këtij burri në Bradford në korrik të vitit të kaluar pas informacioneve se ai kishte fotografi të ndjeshme të fëmijëve.

Nga shtëpia e tij ishin konfiskuar pajisje kompjuterësh dhe në to ishin gjetur 49 fotografi të ndjeshme të fëmijëve.

Zyrtarët gjithashtu gjetën pamje ku Baig shihej duke kryer marrëdhënie me kafshët. Pamjet ishin të ruajtura në një dosje të titulluar “Video familjare”. Në disa fotografi, çifti shihej duke kryer marrëdhënie edhe me një qen.

Baig u dënua nga Gjykata Mbretërore e Bradfordit pasi u deklarua fajtor për disa shkelje, përfshirë marrëdhëniet seksuale me pula dhe posedim të fotografive të ndjeshme të fëmijëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco