Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Itali/ Bien infeksionet, por rriten viktimat nga COVID-19

Itali/ Bien infeksionet, por rriten viktimat nga COVID-19

18:17, 19/10/2020
A+ Aa A-

Pasi testimet ndaj COVID-19 në Itali shënuan një reduktim të dukshëm, për shkak të mbylljeve të një pjesë të laboratorëve, sot janë konfirmuar 9338 raste të reja, nga 11.705 të ditës së djeshme.

Një trend shqetësues është numri në rritje i viktimave, 73 sot, ndërkohë që dje ishin 69 dhe çojnë bilancin total në 36.616.

Rritet po ashtu numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Nga e hëna e kaluar, numri i të infektuarve është praktikisht dyfishuar, dhe një tampon në shtatë nga ato që kryhen del tashmë pozitiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco