Londra njofton masa të ashpra kundër pandemisë Covid 19

Londra njofton masa të ashpra kundër pandemisë Covid 19

11:57, 15/10/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari I Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka njoftuar se së shpejti masat e rrepta do të aplikohen për gati 9 milion banorë të kryeqytetit Anglez.

Këto masa pritet të hyjnë në fuqi pasi të miratohen nga qeveria sepse është kaluar kufiri I kuq I infektimeve. Londra po shkon në nivelin 100 të infektuar për 100 000 banorë.

'Kam pasur një takim këtë mëngjes, me Sekretarin e Shtetit për Shëndetësinë, si dhe udhëheqësit dhe këshilltarët shkencorë të Londrës. Jemi në pritje të miratimit të masave nga qeveria, masa që do të jenë të nivelit 2 ose më të larta.” Tha kryebashkiaku I Londrës.

Khan ka siguruar që do të bëhet një testim I lartë dhe gjurmime rekord të infektimeve në mënyrë që të parandalohet një shpërthim masiv dhe situate të dalë jashtë kontrollit.

Rajoni më kritik është Ealling ku ka raportuar 144 të infektuar për 100 000 banorë dukshëm shumë lart nivelit të paracaktuar nga autoritetet shëndetësore.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco