Rrëzohen dy helikopterë ushtarak në Afganistan, humbi jetën 9 ushtarë

Rrëzohen dy helikopterë ushtarak në Afganistan, humbi jetën 9 ushtarë

11:18, 14/10/2020
A+ Aa A-

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të 2 helikopterëve ushtarakë në rajonin Helmand në jug të Afganistanit.

Ministria afgane e Mbrojtjes bëri të ditur se 2 helikopterë ushtarakë të tipit " MI-17" të Forcave Ajrore të Afganistanit u rrëzuan menjëherë pas ngritjes nga zona Nave në rajonin Helmand.

Helikopterët u rrëzuan për shkak të një defekti teknik dhe si pasojë humbën jetën 9 persona, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë dëshmitarët kanë pretenduar se dy helikopterët që kanë marrë ushtarët e plagosur në zonën Nave janë përplasur menjëherë pas ngritjes dhe se në aksident kanë humbur jetën më shumë se 10 ushtarë.

                                                                                                              

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco