Pakistani: 42 efektivë të sigurisë u vranë në sulmet në Baloçistan gjatë kësaj jave

Pakistani: 42 efektivë të sigurisë u vranë në sulmet në Baloçistan gjatë kësaj jave

22:17, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Ushtria e Pakistanit njoftoi të mërkurën se 42 efektivë të policisë dhe ushtrisë janë vrarë në tre sulme të armatosura në provincën jugperëndimore të trazuar të Baloçistanit, që prej datës 6 korrik.

Sipas ushtrisë, gjatë operacioneve të zhvilluara pas këtyre sulmeve janë vrarë gjithashtu 54 militantë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e autorëve apo rrethanat e plota të sulmeve, ndërsa rajoni i Baloçistanit vijon të jetë një nga zonat më problematike të Pakistanit për shkak të aktivitetit të grupeve të armatosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco