Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Mami, babi, ju dua, por më duhet të ndjek burrin me kapuç': Si u vetëvra 11-vjeçari pas lojës në internet

'Mami, babi, ju dua, por më duhet të ndjek burrin me kapuç': Si u vetëvra 11-vjeçari pas lojës në internet

13:20, 01/10/2020
A+ Aa A-

Në veçanti, hetuesit napolitanë po përqendrojnë vëmendjen e tyre në një lojë të quajtur "Jonathan Galindo", e cila tregon një burrë me kapuç të zi që kërkon miqësi në kanalet e ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Tik Tok, Twitter) kryesisht tek të rinjtë.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj Italinë. Një 11 vjeçar nga Napoli ndërroi jetë duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij që ndodhej në katin e dhjetë, natën midis të hënës dhe të martës, duke lënë vetëm një stol dhe një celular në ballkon, së bashku me një dhimbje të jashtëzakonshme tek prindërit e tij.

Një skenë e tmerrshme shprehen fqinjët.

Është një histori e pabesueshme duket si një nga ata filmat horror ku ndodhin gjëra të pabesueshme’ shprehet një i ri duke tundur kokën.

Por ajo që  ka tmerruar më shumë prindërit e 11 vjeçarit është mesazhi që ai i ka dërguar të ëmës para se të vdiste:

'Mami, babi ju dua shumë por më duhet të ndjek burrim me kapuç që është para meje, nuk kam më kohë’ .

Në dukje pa kuptim, fraza ka lënë të shtangur të afërmit, miqtë dhe të njohurit, pasi ai njihej si një nxënës model, i rritur në një familje normale që nuk duket se lë hapësirë për ndonjë situatë shqëtësimi.

Prokuroria po ndjek gjurmët që çuan vogëlushin të marrë vendimin tragjik.

Hipoteza është se fëmija mund të ketë qenë një viktimë e kushtëzimit psikologjik të lidhur me një nga të ashtuquajturat "sfida të tmerrit", të tilla si "balena blu" e njohur, ose ato lojëra në internet që shtyhen në ekstrem, deri në veprimet e vetë-dëmtimi, një skenar i njohur tashmë në Itali dhe në shumë vende të botës.

Në veçanti, hetuesit napolitanë po përqendrojnë vëmendjen e tyre në një lojë të quajtur "Jonathan Galindo", e cila tregon një burrë me kapuç të zi që kërkon miqësi në kanalet e ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Tik Tok, Tëitter) kryesisht tek të rinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco