Rrëshqitjet e dherave shkaktojnë dhjetra viktima në Indonezi

Rrëshqitjet e dherave shkaktojnë dhjetra viktima në Indonezi

10:03, 28/09/2020
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në Kalimantanin Verior të ishullit Borneo të Indonezisë

Sipas lajmit të agjencisë Antara të Indonezisë, reshjet e dendura në qytetin Tarakan kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në 3 lokacione të ndryshme.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e rrëshqitjeve kanë humbur jetën 10 persona në Jalan Matahari, Juata Permai dhe Gunung Selatan.

Ndërkohë, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon.

Indonezia me klimë tropikale shpeshherë përballet me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës për shkak të reshjeve të dendura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco