50 mijë litra verë ‘mbushin’ rrugën në Spanjë

50 mijë litra verë ‘mbushin’ rrugën në Spanjë

08:25, 27/09/2020
A+ Aa A-

Ky  është momenti kur “fontana” me verë të kuqe shpërthen nga rezervuari  prej 50 mijë litrave, në një verari në Spanjë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin një sërë rezervuarësh të hekurt në verarinë Bodegas Vitivinos në Villeamale të Spanjës.

Në fillim të videos shihet se si një sasi e madhe e verës së kuqe në formë të cunamit duke u derdhur nga rezervuari dhe përhapet nëpër tokë, por pa kaluar shumë minuta ajo mbulon edhe hapësirën ku ishin disa vetura të parkuara.

Punonjësit e verarisë nuk kishin çfarë të bëjnë tjetër vetëm se të shikojnë se si mijëra litra verë derdhej.

E mediat lokale raportojnë se shkaku i shpërthimit të rezervuarit, mund të jetë presioni i madh i ajrit.

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe prej asaj kohe është shikuar nga më shumë se 38 mijë persona, dhe është ripostuar nga më shumë se 9 mijë njerëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco