Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ministri gjerman: ‘Karantina do të shkaktojë më shumë viktima se Covid 19-ta’

Ministri gjerman: ‘Karantina do të shkaktojë më shumë viktima se Covid 19-ta’

10:30, 25/09/2020
A+ Aa A-

Masat anti-koronavirus do të kenë pasoja dukshëm më të rënda sesa vetë sëmundja, veçanërisht në vendet në zhvillim, paralajmëroi ministri i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë, Gerd Muller.

Prognoza e zymtë u bë nga zyrtari gjerman në një intervistë me median ‘Handelsblatt’. Pandemia tashmë ka shkaktuar ‘një nga krizat më të mëdha’ të urisë dhe varfërisë në të gjithë botën, tha Muller – dhe dëmet e mëtejshme do të vijojnë të përshkallëzohen pas masave të marra për ta luftuar atë.

“Ne presim një shtesë prej 400,000 vdekjesh nga malaria dhe HIV këtë vit vetëm në kontinentin afrikan, ndërsa gjysmë milioni të tjerë do të vdesin nga tuberkulozi” – tha ai.

Situata buron nga fakti që Perëndimi, dhe BE-ja në veçanti, ka forcuar përpjekjet e saj për të luftuar koronavirusin në vend që të ndihmojë të varfërit diku tjetër.

Pandemia Covid-19 ka verbuar disi perëndimin, i cili ka humbur nga sytë problemet në rritje në pjesën tjetër të botës, argumentoi Muller.

“Furnizimi me ushqime dhe ilaçe nuk është më i garantuar.” tha ai.

“Shumë prej programeve të ndihmës së perëndimit nuk janë financuar në mënyrë të përshtatshme” – shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco