Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Francë/ Marseja refuzon bllokimin, akuzon qeverinë për masa të njëanshme

Francë/ Marseja refuzon bllokimin, akuzon qeverinë për masa të njëanshme

10:34, 24/09/2020
A+ Aa A-

Shoqëria Civile dhe përfaqësuesit lokal në Marsejë Francë  reaguan të zemëruar nga vendimi i qeverisë për të mbyllur baret dhe restorantet pas rritjeve të theksuar të rasteve me Covid 19.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran  urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve për 2 javët e ardhshme pas rasteve në rritje me koronavirus pasi qyteti dhe rajonet përreth në nivelin maksimal të alarmit për përhapjen e virusit.

“Ishte e befasishme dhe reagova me zemërim pasi u njoftova për vendimin e nxjerr nga qeveria, një vendim ku bashkia e Marsejës nuk është konsultuar fare,” shkroi kryetari i Marsejës Michele Rubirola në Tëitter.

Unë nuk do të lejoj që njerëzit e Marsejës të bëhen viktima të vendimeve politike që askush nuk i kupton. ” shtoi më tej kryetari i bashkisë Marsejës.

Po ashtu ka pasur reagim edhe nga president i këshillit rajonal të Provence-Alpes-Cote d'Azur, Renaud Muselier I cili u shpreh se "Ky vendim është i njëanshëm, i pamenduar dhe i padrejtë."

Duke iu përgjigjur kritikave, ministri Veran tha se mbylljet e lokaleve është vendosur  për të mbrojtur njerëzit në Marsejë sepse epidemia po përkeqësohej dhe se ai kishte njoftuar paraprakisht zyrtarët lokalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco