Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Navalny lë spitalin dhe ironizon Putinin: Nuk arrita atë që doja

Navalny lë spitalin dhe ironizon Putinin: Nuk arrita atë që doja

10:39, 23/09/2020
A+ Aa A-

Aktivisti i opozitës ruse, Alexey Navalny ka lënë spitalin në Berlin. Sipas BBC, stafi i spitalit gjerman tha se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Navalny postoi një foto në median sociale, teksa ecën pa pasur nevojë për ndihmë.

Gjermania thotë se Navalny është helmuar me Novichok. Ai u shemb teksa po fluturonte nga Siberia më 20 gusht. Më vonë u transferua në një spital në Berlin.

Ekipi i tij thotë se ai u helmua me urdhër të presidentit Putin. Por ky i fundit ka hedhur dyshime se Navalny është vetëhelmuar.

Duke ironizuar presidentin rus, pas daljes nga spitali, Navalny shkruan: “Ai nuk është budallai i askujt. Si pasojë, unë, si budalla, kalova 18 ditë në koma, por nuk arrita atë që doja. Provokimi dështoi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco