Alexei Navalny përmirësohet ndjeshëm, i aftë të lëvizi i vetëm në spital

Alexei Navalny përmirësohet ndjeshëm, i aftë të lëvizi i vetëm në spital

14:39, 19/09/2020
A+ Aa A-

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, i cili u helmua një muaj më parë tashmë duket se është në gjendje të mirë shëndetsore.

Lideri i opozitës ruse ka postuar një foto në Instagram duke ecur shkallëve, vetëm pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje.

“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkruan Navalny.

"Ka shumë probleme ende për t'u zgjidhur, por mjekët e mrekullueshëm në këtë spital kanë zgjidhur atë më kryesor", thuhej në postim.

Navalny, kundërshtari kryesor i Presidentit Rus Vladimir Putin, u sëmur në Siberi muajin e kaluar dhe u dërgua me avion në Berlin. Gjermania thotë se testet laboratorike në tre vende kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe qeveritë perëndimore kanë kërkuar një shpjegim nga Rusia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj19/09/2020 15:07

CUDI E MADHE. NGA NE PRAG VDEKJE NE PERMIRSIM TE NDJESHEM.

Shto koment

Denonco