Kina kryen stërvitje ushtarake në kohën kur zyrtari i lartë amerikan viziton Tajvanin

Kina kryen stërvitje ushtarake në kohën kur zyrtari i lartë amerikan viziton Tajvanin

10:02, 18/09/2020
A+ Aa A-

Kina ka njoftuar se do të zhvilloi stërvitje ushtarake në ngushticën e Tajvanit në kohën kur zyrtari I lartë amerikan do të vizitoi ishullin e pretenduar nga Kina.

Stërvitjet vijnë në kohën kur raportet Pekin-Washington janë në pikën më të ulët në dekada, ndërsa SHBA ka rritur mbështetjen ushtarake dhe politike për Tajvanin.

Keith Krach është zyrtari i nivelit më të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA që viziton ishullin në dekada.

Të Premten, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Kinës Ren Guoqiang akuzoi SH.B.A. dhe Tajvanin për "përshpejtimin e bashkëpunimit, duke shkaktuar shpesh shqetësime", megjithëse ai nuk bëri asnjë referencë për vizitën.

Ai u tha gazetarëve se "përdorimi i Tajvanit për të kontrolluar Kinën" ose përpjekja për t'u "mbështetur tek të huajt për të ndërtuar veten" ishte një dëshirë e rrezikshme.

"Ata që luajnë me zjarrin do të digjen," tha ai.

Uashingtoni tha se Z. Krach, i cili është nënsekretari amerikan i çështjeve ekonomike, po vizitonte Tajvanin për të marrë pjesë në një përkujtimore në nderim të presidentit të ndjerë  Lee Teng-hui.

Ndërsa të premten në darkë do të zhvilloi një takim më presidenten e vendit Taivanez Tsai Ing-wen për darkë në rezidencën e saj zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco