Trump synon jo vetëm një mandat të dytë, por edhe të tretin:

Trump synon jo vetëm një mandat të dytë, por edhe të tretin: "I meritojmë 12 vjet në Shtëpinë e Bardhë"

10:38, 13/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump që është njëherësh dhe kandidati i propozuar nga partia Republikane zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në Nevada, shtet që sondazhet e tregojnë të humbur përball Joe Biden.

Mbështetësit ishin mbledhur në një fushë të madhe aeroporti ku pjesa më e madhe e tyre mbanin maska në fytyrë. Presidenti Trump ka përsëritur akuzat ndaj Demokratëve që janë mbështetës dhe nxitës të dhunës që po zhvillohen në disa shtete në SHBA. Po ashtu nuk harroi pa përmendur dhe problemin e votimit me postë dhe vonesën në numërimin e tyre.

Presidenti Donald Trump ka kërkuan që pasi të arrijë që të siguroi fitoren në këto zgjedhje të negociojë për një mandat të tretë, ku sipas Kushtetutës amerikane presidenti ka të drejtë të zgjidhet vetëm dy mandate.

“ Pasi të sigurojmë mandatin e dytë në do të negociojmë edhe për një mandat të tretë, sepse me punën që po bëjmë e meritojmë të qëndrojmë 12 vite në Shtëpinë e Bardhë”- tha Trump

Zgjedhjet që do të mbahen me 3 nëntor është cilësuar si gara më e fortë në historinë e SHBA-ve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco