Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

SHBA/ Flakët në Bregun Perëndimor lënë pas 30 viktima dhe shumë të zhdukur

SHBA/ Flakët në Bregun Perëndimor lënë pas 30 viktima dhe shumë të zhdukur

09:54, 13/09/2020
A+ Aa A-

Autoritetet shtetërore raportojnë se me shumë se 30 persona kanë humbur jetën në Bregun Perëndimor të SHBA-së, si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë përfshirë këtë rajon.

Sipas mediave të huaja dhjetëra persona janë zhdukur vetëm në zonën e Oregos. Flakët e shpërthyera kanë detyruar miliona persona të largohen nga banesat e tyre.

Sfiduesi demokrat presidencial Joe Biden një ditë më parë ka thënë se ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim të pashmangshëm, ekzistencial për mënyrën tonë të jetës, dhe akuzoi Presidentin Trump, si një skeptik për klimën dhe mohimin e “këtij realiteti”.

Ndërkohë Trump të hënën pritet që të zhvillojë një vizitë në Kaliforni për të parë nga afër situatën dhe pse paraprakisht në lidhje me këtë gjendje ai ka akuzuar autoritetet për menaxhim të dobët.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco