Aksident tragjik në alpet franceze/ Përplaset helikopteri turistik, vdesin tre personat në bord

Aksident tragjik në alpet franceze/ Përplaset helikopteri turistik, vdesin tre personat në bord

22:21, 12/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në alpet e Francës në jug- lindje të vendit, ku një helikopter turistik u rrëzua në Pas de la Coche rreth orës 10:28 të mëngjesit.

Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende numrin e viktimave, por vendasit raportojnë se tre persona vdiqën në incident.

Dy vajza dhe një djalë, dy prej të cilëve studentë në shkollë të lartë ishin duke udhëtuar kur helikopteri shkaktoi aksidentin në masivin e Belledonnes.

Gazeta lokale ‘Le Dauphiné Libéré’ raportoi se "barinjtë dhe alpinistët kishin parë një helikopter të vogël turistik që u përplaset në mal përpara se të merrte flake."

Nuk janë të rralla herët kur janë shkaktuar aksidente ajrore në alpet franceze, për shkak të kushteve atmosferike apo dhe defekteve të çastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco