Aty ku nisi pandemia/ Kina publikon raportin e 24 orëve të fundit

Aty ku nisi pandemia/ Kina publikon raportin e 24 orëve të fundit

08:30, 08/09/2020
A+ Aa A-

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 10 raste të reja me COVID-19 për 7 shtator, nga 12 një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor të marten, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë, duke shënuar ditën e 23-të radhazi pa infeksione lokale.

Komisioni raportoi gjithashtu 13 infeksione të reja asimptomatike, nga 17 ditë më parë. Kina nuk i llogarit pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 për Kinën tani qëndron në 85,144. Numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco