Emmanuele Macron: ‘Republika nuk pranon aventura separatiste ajo është e pandashme’

Emmanuele Macron: ‘Republika nuk pranon aventura separatiste ajo është e pandashme’

13:02, 04/09/2020
A+ Aa A-

Franca sot me 4 shtatorë po feston shpalljen e 150-vjetorit të Republikës. 150 vjet më parë në 1870 , deputeti Léon Gambetta e shpalli atë në H detel de Ville në Paris. Për këtë rast, Emmanuel Macron mbajti një fjalim të shkurtër në Panteon , veçanërisht para studentëve të kolegjit. “Léon Gambetta ishte djali i një emigranti, gjysmë gjaku francez të natyralizuar së fundmi. Megjithatë ishte ai që ringjalli Republikën, " tha Kreu i Shtetit, duke kujtuar kështu lidhjen e tij me universalizmin republikan.

Presidenti megjithatë paralajmëroi se Republika është "e pasigurt" dhe është "gjithmonë për t'u mbrojtur". "Republika, sepse është e pandashme, nuk pranon ndonjë aventurë separatiste," tha Emmanuel Macron, duke kujtuar se një projekt-ligj do të debatohet këtë vjeshtë.

Kreu i Shtetit vlerësoi veçanërisht "policinë, xhandarët, magjistratët, kryetarët e bashkive, të gjithë ata që luftojnë kundër dhunës, kundër racizmit dhe antisemitizmit" dhe që "luajnë një rol vendimtar" në Republikë "Ata që i sulmojnë ata duhet të dënohen rëndë" , kërkoi presidenti ndërsa dhuna është rritur në muajt e fundit.

Në fund, në kërkesat për heqjen e statujave, të kërkuar nga disa lëvizje të anti-racizmit, Emmanuel Macron u përgjigj se "Republika nuk rrënon statujat" . "Ne zgjedhim Francën, nuk zgjedhim një pjesë të historisë së saj," tha kreu i shtetit francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco