Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Emiri i Shtetit të Katarit pret në Doha Këshilltarin e Lartë të Presidentit Amerikan

Emiri i Shtetit të Katarit pret në Doha Këshilltarin e Lartë të Presidentit Amerikan

11:44, 04/09/2020
A+ Aa A-

HH Emiri i Shtetit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani priti të mërkurën, në zyrën e tij në Pallatin Al Bahr, Këshilltarin e Lartë të Presidentit Amerikan Jared Kushner me rastin e vizitës së tij në vend.

Në takim u shqyrtuan marrëdhëniet e ngushta strategjike midis Katarit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krahas çështjeve të tjera me interes të përbashkët, veçanërisht procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Gjatë diskutimit, Emiri konfirmoi pozicionin e Shtetit të Katarit për një zgjidhje të drejtë të çështjes palestineze bazuar në rezolutat e Ligjit Ndërkombëtar dhe Nismës Arabe të Paqes dhe të zgjidhjes me dy shtete, çka do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Vizita e Kushner në Katar pasoi vizitat e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Bahrein. Ky tur vizitash vjen në kuadër të njoftimit për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco